NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

  • SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA
  • PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË F. SH. ABC
  • PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E F. SH. ABC
  • VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT
  • APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E FONDACIONIT SHËNDETËSOR ABC
  • AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE
  • PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE
  • LIDHJET ME FAQET E TJERA
  • NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
  • ANKESA APO PYETJE
  • SI TË NA KONTAKTONI
  • POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

SI I PËRDORIM NE INFORMACIONET TUAJA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Fondacioni Shëndetësor ABC, të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

  • Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të ndryshme.
  • Individët e tjerë të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje të dhënash, informacioni, etj.
  • Vizitorët në faqen tonë.
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË FONDACIONIT SHËNDETËSOR ABC

Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga një punonjës përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të Fondacionit Shëndetësor ABC si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit.

Ne përdorim të dhënat personale që mbledhim vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ne ofrojmë.
Ne mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur“.

PERSONAT TË CILËT PËRDORIN SHËRBIMET E FONDACIONIT SHËNDETËSOR ABC

Fondacioni Shëndetësor ABC ofron shërbime të ndryshme si shëndetësore për pacientë edhe trajnuese për trajnimkërkues.
Ne përdorim detaje të të dhënave të ofruara dhe i mbajmë ato me qëllim që të ofrojmë shërbimin ndaj subjektit edhe për rastet e kërkuara nga ky i fundit për qëllime të tjera të lidhura ngushtë me të. P.sh pas çdo trajnimi ne mbledhim të dhënat tuaja edhe i dorëzojmë ato në Qendrën Kombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm në mënyrë që personelit mjekësor t’i njihen kreditet. Gjithashtu Fondacioni Shëndetësor ABC, me rënien dakord të personave, për arsye dokumentimi dhe shpërndarje në faqe dhe rrjete të ndryshme, rezervon të drejtën për të kryer fotografi të seancave trajnuese.

VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

Fondacioni Shëndetësor ABC disponon faqen zyrtare te institucionit www.abchealth.org. Më anë të faqes zyrtare, Fondacioni Shëndetësor ABC transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë publikut. Nëpërmjet faqes zyrtare, Fondacioni Shëndetësor ABC i vjen në ndihmë publikut duke i prezantuar me shërbimet e ndryshme mjekësore dhe trajnuese si dhe duke u mundësuar atij të drejtën për të kontaktuar organet e Fondacionit Shëndetësor ABC.
Për vizitoret e www.abchealth.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.
Fondacioni Shëndetësor ABC nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.
Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.

APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E FONDACIONIT SHËNDETËSOR ABC

Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë Fondacionit Shëndetësor ABC, ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur ne duam t’i përhapim të dhënat një pale të tretë, për shembull, kur ne duam të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( p.sh Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore ), ne nuk e bëjmë këtë, pa i informuar subjektet më parë, vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj.
Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm pas përfundimit të konkursit të rekrutimit, shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.
Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Fondacionin Shëndetësor ABC, për të ne përgatisim një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë Fondacionit Shëndetësor përfundon, ne mbajmë dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Fondacioni Shëndetësor ABC përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse ne mbajmë ndonjë të dhënë personale, duke na dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Nëse ne mbajmë të dhënat tuaja personale, ne do t’ju:

  • Japim një përshkrim të tyre;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojmë se te cili marrës mund t’i përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë F.Sh. ABC, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim me anë të plotësimit të formularit përkatës dhe të na e dërgoni atë sëbashku me dokumentacionin e nevojshmëm në adresën e emailit healthcenter@abchealth.org.
Nëse ne mbajmë informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një herë në healthcenter@abchealth.org.

PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne nuk përhapim të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Ju mund të merrni më shumë informacion mbi:

  • Marrëveshjet që kemi me institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit;
  • Rrethanat kur ne mund të përhapim të dhënat personale;
  • Udhëzimet tona për stafin se si duhen mbledhur, përdorur dhe fshirë të dhënat personale;
  • Mënyrën si ne kontrollojmë se të dhënat që ne mbajmë janë të sakta dhe të përditësuara.

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera.

NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së F.Sh.ABC.

ANKESA APO PYETJE

F.Sh.ABC përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.
Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e Fondacionit Shëndetësor ABC. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e – mailit healthcenter@abchealth.org

SI TË NA KONTAKTONI

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën healthcenter@abchealth.org.

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Fondacioni Shëndetësor ABC përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të tij statutore.
Informacioni është një aset i çmuar. Fondacioni Shëndetësor ABC është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.
Stafi i Fondacionit Shëndetësor ABC i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. Fondacioni Shëndetësor ABC i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. Fondacioni Shëndetësor ABC vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. Fondacioni Shëndetësor ABC monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.