Progami i Internshipit Mjekësor

Aplikimet për Internshipit Mjekësor janë Hapur

Që nga viti 2002,  qendra shëndetësore ABC ofron një program internshipi që zgjat 1 deri në 2 vjet dhe aplikohet për një student i cili diplomohet nga Fakulteti I Mjekësisë.

Programi I internshipit fokusohet ne bazat e kujdesit parësor si dhe vlerat etike e morale të mjekësisë.

Doktorët e rinj,  gjatë trajnimit shohin pacientët teksa janë nën trajtimin e mjekëve të familjes specialistë të ABC, ata gjithashtu do marrin pjesë tek sesionet me mësime çdo javë, gjithashtu do marrin pjesë në programet e ofruara nga skuadra komunitetit të shëndetit dhe do jenë pjesë e aktiviteteve trajnuese të ofruara nga Qendra Shëndetësore ABC.

Apliko në linkun mëposhtë deri në 15 Shkurt 2018

[siteorigin_widget class=”SiteOrigin_Widget_Image_Widget”][/siteorigin_widget]
[siteorigin_widget class=”SiteOrigin_Widget_Image_Widget”][/siteorigin_widget]

Trajnim për studentët e Mjekësisë

Që prej vitit 2003, Fondacioni Shëndetësor ABC ofron një program të veçantë trajnimi për studentë mjekësie të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës të vitit 3, 4, 5 dhe 6.

Këto sesione zhvillohen çdo javë dhe kanë karakter praktk, janë interaktive dhe përqëndrohen në konceptet dhe praktikën e kujdesit parësor dhe përqasjen e kujdesit ndaj pacientit.

Gjithashtu ofrohet edhe mundësi që studentët të kalojnë kohë në Qendrën Shëndetësore ABC për të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë modelin e mjekësisë së familjes në kujdes parësor.

Qëllimet e këtij programi janë:

  1. Të prezantojë studentët e mjekësisë me konceptin dhe modelin e kujdesit parësor dhe të nxisë ata për të ndjekur një karrierë profesionale në kujdes parësor.
  2. Të ofrojë mundësi që studentët të mësojnë aftësitë bazë për diagnozën dhe menaxhimin e disa prej rasteve më të zakonshme klinike në kujdes parësor.
  3. Të frymëzojë dhe pajisë studentët për të ofruar një kujdes shëndetësor për personin në tërësi dhe për të integruar vlerat morale në ushtrimin e mjekësisë.
 Trajnimet e ardhshme rifillojnë në Tetor 2015 me fillimin e vitit të ri shkollor.

Trajnime për studentë