Fizioterapia

Fokusi i trajtimit fizioterapeutik është të zbulojë disbalancën apo dëmtimin që po shkakton dhimbjen, kufizimin e funksionit, ose që con në një deformim struktural. Ne përdorim terapinë manuale ku përfshihen: “Mobilizimi Mulligan me lëvizje”, “McKenzie cervical dhe lumbar”, “Strain-Counterstrain”, po ashtu dhe stretching dhe program vetjak për fuqizimin muskular. Bazuar në kërkimet shkencore, duke i siguruar pacientit informacionin për problemin e tyre dhe duke iu dhënë atyre mjetet për të trajtuar problemin vet në shtepi është mënyra më efektive dhë përfituësë në fizioterapi. Ne nuk përdorim modalitete elektrike në klinikën tonë.

Përvec shërbimit me pacient,  fizioterapia në ABC ka dhe fokus tjetër si: shërbimi në komunitet, fizoterapi në shtëpi dhe trajnime për student dhe fizoterapist.  

Aktualisht  përsa i përket sherbimit në komunitet jemi duke punuar me fëmijë në jetimoren Katolike në  Elbasan. Ne trajtojmë fëmijë dhe trajnojmë punonjëset si të aplikojnë aktivitetet në mënyrë që ti ndihmojnë ata të arrijnë pikat e zhvillimit normal.

Anatomia praktike është një nga trajnimet që kemi zhvilluar. Ky trajnim ka siguruar mundësinë për të mësuar dhe praktikuar anatomine e njeriut. Studentët sfidohen të mendojnë dhe të aplikojnë cfarë ata mësojnë.  

“Grupi i studimit” është një  trajnim tjetër që po zhvillohet aktualisht me student dhe fizioterapist. Në këtë trajnin mësohen njohuri të reja, teknika trajtimi të bazuara shkencërisht dhe praktikë me pacient të problemeve të ndryshme.

 

Me anë të shërbimeve tona ne dëshirojmë të rrisim impaktin tonë jo vetëm tek pacientët por dhe në fushën e edukimit mjeksor për fizioterapinë.

Ne besojmë se ndryshimi zë vend kur ne kuptojmë më shumë rreth problemit dhe kemi mjetet që të kujdesemi vet për të.

 Stafi

Katherine Scott, PT DPT

Fizioterapiste në Qendrën Shëndetësore ABC

EDUKIMI
Kathy ka përfunduar Doktoraturën në Fizioterapi
nga Hardin-Simmons University, Texas

ÇERTIFIKIMI
Doktoraturë në Fizioterapi 

Entuela Skënderaj, PT

Fizioterapiste në Qendrën Shëndetësore ABC

EDUKIMI
MSC. Në Fizioterapi
Fakulteti i Shkenace mjekësore Teknike
Tiranë, Shqipëri

ÇERTIFIKIMI
Fizioterapiste