Konsulta fizioterapeutike

Specialiteti i fizioterapisë ofron një sërë shërbimesh mjekësore dhe parandaluese me qëllim që pacienti të jetojë pa dhimbje dhe të jetë sa më shumë i pavarur. Fizioterapistët tanë e shikojnë pacientin në tërësi, duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe kushtet në të cilat ndodhet, jo vetëm problemin që ka. Parandalimi i një problemi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga dëmtime të mundshme që rrezikojnë të zhvillohen.

Jo gjithmonë dhimbja duhet të jetë motivi për një konsultë me fizioterapistin. Nëse keni dhimbje me natyrë muskulo-skeletike apo dhe nervore ne jemi specialist jo vetëm në adresimin e problemit, por dhe në trajtimin e tij. Ndër të tjera një nga mënyrat me të cilat fizioterapia trajton dhimbjen është manuale dhe ushtrimore që përjashton (kur nuk janë të domosdoshme) nevojën për medikamente.

Konsultat virtuale do t’ju ofrojnë shërbimin e këshillimit me fizioterapistin në fusha kryesore, si:

– Këshillim i përgjithshëm për dhimbje muskulare apo të kyçeve 
– Probleme me posturën 
– Rehabilitim pas një ndërhyrje kirurgjikale 
– Probleme në kyçe si: dëmtime të diskut në shtyllën kurrizore, degjenerime artikulare në shtyllën kurrizore apo ekstremitetet e poshtme dhe të sipërme 
– Rikthim në sporte pas një dëmtimi
– Zhvillimi muskulo-skeletik tek fëmijët: për të gjitha llojet e problematikave dhe këshillim prindëror për suportim më të mirë gjatë zhvillimit të fëmijës 
– Dhimbja e kokës që vjen si pasojë e dhimbjeve muskulare në qafë
– Këshillim për parandalimin dhe mirëqenien e kyçeve dhe muskujve
– Këshillim për ushtrimet në palestër dhe performimit në mënyrë korrekte për të parandaluar dëmtime.

Çmimi për këtë shërbim

Konsulta virtuale është një mënyre shumë e mirë kur keni pyetje rreth problematikave të sipërpërmendura dhe nuk mund të paraqiteni fizikisht. Konsulta virtuale nuk zëvendëson vizitën me një fizioterapist, por është një mënyrë e mirë për t’u këshilluar për hapat që duhet të ndiqni. Çmimi për këtë shërbim është 1,000 lekë.

Pagesa do të kryhet online përmes platformës së EasyPay, një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt. Lexo për më tepër.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Pas rregjistrimit do të gjendeni automatikisht në faqen e EasyPay për të kryer pagesën për shërbimin e kërkuar. Sapo kryerja e transaksionit të konfirmohet do të caktohet orari i konsultës në ditën që keni përzgjedhur.

Lexo më tepër për mënyrën e kryerjes së transfertës.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë. 

Faleminderit për regjistrimin.