Konsulta infermierore

Ju mund të keni nevojë për një përgjigje të shpejtë të një pyetjeje në lidhje me shëndetin, dhe ndoshta nuk jeni të sigurt se ku të shkoni. Në vend që të prisni dhe të shqetësoheni, mund të përfitoni shërbimin e konsultës infermierore të Qendrës Shëndetësore ABC.

Gjatë një konsulte, infermierja jonë do t’ju:

– Përgjigjet pyetjeve urgjente për kujdesin ndaj shëndetit.
– Përgjigjet pyetjeve për kujdesin ndaj në sërë sëmundjesh kronike si Diabeti, astma, ekzema etj.
– Ndihmojë të kuptoni shenjat dhe simptomat klinike.
– Ndihmojë të mësoni për parandalimin e sëmundjeve.
– Ndihmojë të kuptoni medikamentet që po merrni dhe efektet anësore të tyre.
– Ndihmojë të vendosni nëse nëse është e nevojshme të bëni vizitë te mjeku juaj ose të shkoni në urgjencën e spitalit.
– Ndihmojë se si të jeni të përgatitur për një takim me mjekun.
– Këshillojë se si t’i jepni mjekut informacionin e nevojshëm për problemin shëndetësor që keni.
– Këshillojë se si të përgatiteni për një procedurë të veçantë invazive (ose jo).
– Këshillojë për kujdesin e plagës.

Herën tjetër, nëse keni nevojë për të marrë një vendim në lidhje me një problem shëndetësor, mos hezitoni! Përfitoni nga shërbimi virtual infermieror i Qendrës Shëndetësore ABC.

Çmimi për këtë shërbim

Konsulta infermierore virtuale nuk zëvendëson vizitën me një infermiere, por është një mënyrë e mirë për t’u këshilluar për hapat që duhet të ndiqni për shqetësimin tuaj. Çmimi për këtë shërbim është 500 lekë.

Pagesa do të kryhet online përmes platformës së EasyPay, një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt. Lexo për më tepër.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Pas rregjistrimit do të gjendeni automatikisht në faqen e EasyPay për të kryer pagesën për shërbimin e kërkuar. Sapo kryerja e transaksionit të konfirmohet do të caktohet orari i konsultës në ditën që keni përzgjedhur.

Lexo më tepër për mënyrën e kryerjes së transfertës.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë. 

Faleminderit për regjistrimin.