Konsulta logopedike

Prej disa vitesh në qendrën shëndetësore ABC ofrojmë shërbimin e logopedisë me logopede të liçensuar. Logopedia është disiplina që merret trajtimin e ҫrregullimeve të gjuhës, të folurit dhe gjithashtu me problemet e gëlltitjes. Ajo është shkenca e artit të komunikimit.

Nëse një nga hallkat e zinxhirit të komunikimit cënohet apo nuk funksionon në mënyrën e duhur, vjen në ndihmë logopedi, i cili ka kompetencat e duhura për të vlerësuar, diagnostikuar dhe rehabilituar ҫrregullimet e komunikimit tek një individ, fëmijë ose adult.

Në konsultat virtuale të logopedisë trajtohen patologji të ndryshme, si:

– Vonesat gjuhësore ose vonesat në të folur, 
– Belbëzimi, 
– Disfonia, 
– Vështiresitë në të nxënë, 
– Çrregullimet e artikulimit, 
– Afazia, 
– Apraksia, 
– Disfagia, etj.

Në të shumtën e rasteve, problemet e të folurit nuk janë të izoluara, por janë të bashkëshoqëruara me një patologji apo ҫrregullim tjetër.

Çmimi për këtë shërbim

Konsulta logopedike virtuale nuk zëvendëson vizitën me logopeden, por është një mënyrë e mirë për t’u këshilluar për hapat që duhet të ndiqni më tej për shqetësimin tuaj apo të fëmijës suaj. Çmimi për këtë shërbim është 1,500 lekë.

Pagesa do të kryhet online përmes platformës së EasyPay, një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt. Lexo për më tepër.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Pas rregjistrimit do të gjendeni automatikisht në faqen e EasyPay për të kryer pagesën për shërbimin e kërkuar. Sapo kryerja e transaksionit të konfirmohet do të caktohet orari i konsultës në ditën që keni përzgjedhur.

Lexo më tepër për mënyrën e kryerjes së transfertës.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë.

Faleminderit për rregjistrimin!