Konsulta mjekësore

Specialiteti i mjekësisë së familjes ofron një sërë shërbimesh mjekësore dhe parandaluese, me qëllim që pacienti të gëzojë shëndet të plotë. Mjekët e familjes janë të përkushtuar për të trajtuar në tërësi personin, duke patur një pamje të qartë të shëndetit, gjatë gjithë jetës. Kjo marrëdhënie e vazhdueshme midis pacientit dhe mjekut është guri i themelit të mjekësisë së familjes.

Deri në 90% të problemeve shëndetësore mund të diagnostikohen dhe trajtohen më së miri nga mjeku i familjes. Shumë sëmundje diagnostikohen në faza të hershme, nëse vizitohesh nga një mjek familje. Ne jemi aleatët tuaj për të parandaluar rreziqet dhe për të krijuar zakonet e duhura për një shëndet të plotë.

Konsultat mjekësore virtuale do t’ju ofrojnë shërbimin e këshillimit me mjekun në fusha kryesore, si:

– Pediatri
– Sëmundje të brendshme
– Sëmundje të syrit, veshit, hundës dhe laringut
– Përkujdesje për të moshuarit
– Shëndet parandalues
– Sëmundje të lëkurës
– Gjithashtu, mjekët e familjes mund të trajtojnë probleme neurologjike, ortopedike dhe urologjike.

Çmimi për këtë shërbim

Konsulta mjekësore virtuale nuk zëvendëson vizitën me një mjek familje, por është një mënyrë e mirë për t’u këshilluar për hapat që duhet të ndiqni më tej për shqetësimin tuaj. Çmimi për këtë shërbim është 1,000 lekë.

Pagesa do të kryhet online përmes platformës së EasyPay, një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt. Lexo për më tepër.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Pas rregjistrimit do të gjendeni automatikisht në faqen e EasyPay për të kryer pagesën për shërbimin e kërkuar. Sapo kryerja e transaksionit të konfirmohet do të caktohet orari i konsultës në ditën që keni përzgjedhur.

Lexo më tepër për mënyrën e kryerjes së transfertës.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë. 

Faleminderit për regjistrimin.