Konsulta psikologjike

Në Qendrën Shëndetësore ABC tashmë ofrojmë shërbimin e  konsultës psikologjike me psikologe klinike të liçensuar nga Urdhëri i Psikologut. Në çfarëdo moshe, çështje si, çrregullime të ankthit, fobitë, çrregullime të humorit, çrregullimet somatoforme, çrregullime të të ngrënit, e shumë të tjera, mund t’i trajtoni në seancë me psikologen. Synimi ynë është që ju të gëzoni shëndet të plotë.

Konsultat psikologjike virtuale mundësojnë të gjendemi më afër jush për të qenë në shërbimin tuaj.

Çmimi për këtë shërbim

Konsulta psikologjike virtuale nuk zëvendëson konsultën me një psikolog dhe trajtimet apo teknikat e ndryshme që përfshihen në seancë, por është një mënyrë e mirë për t’u këshilluar mbi shqetësimin tuaj. Çmimi për këtë shërbim është 2,500 lekë.

Pagesa do të kryhet online përmes platformës së EasyPay, një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt. Lexo për më tepër.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Pas rregjistrimit do të gjendeni automatikisht në faqen e EasyPay për të kryer pagesën për shërbimin e kërkuar. Sapo kryerja e transaksionit të konfirmohet do të caktohet orari i konsultës në ditën që keni përzgjedhur.

Lexo më tepër për mënyrën e kryerjes së transfertës.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë. 

Faleminderit për regjistrimin.