Konsulta të Kujdesit Paliativ

Kujdesi paliativ në Qendrën Shëndetësore ABC ka filluar që prej vitit 2019, në bashkëpunim me partnerin ndërkombëtar Hospices of Hope. Ky shërbim ofrohet në qendrën ditore të kujdesit paliativ dhe vjen në ndihmë të personave që luftojnë me kancerin, vuajnë nga insuficenca e organeve, apo pasi kanë kaluar ishemi cerebrale.

Me anë të konsultave virtuale ju mund të kontaktoni me një personel mjekësor dhe do të këshilloheni si të veproni më tej në mënyrë që të merrni shërbimin më të mirë që ju nevojitet.

Fushat që do të mbulohen përmes kujdesit paliativ virtual përfshijnë:

– Limfedema dhe si të dallojmë komplikacionet e saj
– Këshilla për një dietë të shëndetshme për pacientët paliativ
– Këshilla për menaxhimin e dhimbjes
– Kujdesi dhe parandalimi i dekubituseve
– Kujdesi që duhet të tregojmë për pacientët me:
— kateter urinar,
— sondë nazogastrike,
— kolostoma
— PEG feeding (gastrostoma perkutane)
— Trakeostoma
— O2 terapi ose Aerosol
– Mbështetje psiko-emocionale për pacientët paliativ

Ky shërbim vjen për ju FALAS.

Për më tepër na kontaktoni në numrin tonë të telefonit, ose në adresën tonë të emailit, si më poshtë: 

Numër celulari (WhatsApp & Viber): +355(0)69 409 6078
Adresë e-mail: healthcenter@abchealth.org

Rregjistrimi

Të dhënat e mëposhtëme do të mbeten të sigurta dhe do të ruhet privatësia e tyre sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Këto të dhëna janë të nevojshme për t’ju shërbyer sa më mirë.

Me klikimin e butonit “Dorëzo”, ju konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e privatësisë dhe se jeni dakord që një prej operatorëve tanë t’ju kontaktojë.

Faleminderit për regjistrimin.